×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdiq dizajneri i famshëm francez Pierre Cardin

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 14:22

    Në moshën 98-vjeçare ka vdekur dizajneri francez Pierre Cardin.


    Cardin ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e Epokës Hapësinore.

    Përveç veshjeve të modës, Cardin njihej edhe për markën që mbante për parfum, stoli, orë dhe stilolapsa.

    Cardin u lind në Itali në viti 1922 por kishte imigruar në Francë si fëmijë. Familjarët e disenjatorit kanë bërë të ditur se ai ka vdekur në Spitalin Amerikan në Paris, në Neuilly-sur-Seine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!