Muzikë, qejf e argëtim pa fund. Kështu ka qenë fundjava që kemi lënë pas në festivalin “May Fest”, i cili tash, për të 11 vit zuri vend në Ulqin.
Edhe në këtë edicion, pjesë e festivalit ishin një numër i madh njerëzish nga vende të ndryshme.
Ndejat fillonin nga orët e hershme e zgjasnin deri pas mesnatës, derisa që ato të jenë sa më në nivel u përkujdesen një numër i madh performuesish e Dj-sh nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Franca.
Dj Dagz, Dj PM, Fajti, Escoman, Tataruka, Sixtynine, Millok, Mr Cool dhe ai nga Franca Yass ishin ata që për orë të tëra e mbajtën publikun në këmbë, raporton T7, përxjell Express.
E në mesin e atyre që nuk u ndalën në asnjë moment duke festuar ishin edhe organizatorët e “May Fest-it”, Ari e Lola.
Ata e kanë cilësuar edhe këtë edicion të festivalit si shumë të suksesshëm, marrë parasysh edhe interesimin që ka pasur.
Për pjesëmarrësit e festivalit ky edicion ka qenë ndër më të mirët.
Edicioni i 11 i “May Fest-it” përfundoi më 29 prill.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.