Vesa Luma prej muajsh ndodhet në Shqipëri dhe kohën e kaluar në vendin e saj e ka shijuar në maksimum. Ajo ka takuar familjarët dhe miqtë e saj më të mirë, që ja kanë ndjerë mungesën gjithë kohën që nuk ka qenë e pranishme në Shqipëri.
Ditën e sotme ajo është takuar me Agnesa Vuthajn dhe kjo e fundit e ka surprizuar në mënyrën më të bukur. Agnesa i ka bërë Vesës një buqetë me lule, të cilës kësaj të fundit i kanë pëlqyer shumë dhe menjëherë i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Oh çfarë surprize e bukur… Sot ajo më lumturoi dhe lumturi është të takosh një mik të vjetër pas një kohe të gjatë dhe të ndjesh se asgjë nuk ka ndryshuar. Të dua Agnesa Vuthaj. Gjithmonë më sjell shumë lumturi. Më ka mungurar buzëqeshja jote e bukur dhe shpirti yt i bukur”, shkruan Vesa me një postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.