×
  • Show Time
  • Show Time

    Vesa Luma sjell pjesë të shkëputura nga ditari personal i shkruar gjatë vitit 1999

    Reporteri
    24 Mars 2022 | 23:54

    Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka kujtuar një nga përjetimet më të rënda, atë të luftës në Kosovë.

    Krijuesja e shumë hiteve ka sjellur një shkrim të shkëputur nga ditari i saj i viti 1999, në të cilën ka përshkuar situatën në të cilën ndodhej Kosova.

    Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja nga Prishtina ndau përjetimet e saj që kishte ndjerë gjatë asaj periudhe të vështirë në të cilën po kalonte populli.

    Foto: Vesa Luma/ Instagram

    “24 Mars ,e merkure,1999 (pjese nga ditari im). Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhyrë NATO. E tash na e kanë ndal rrymën”, kishte shkruar Vesa në ditar atë kohë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

    Ndërkohë, kujtojmë që prej vitesh këngëtarja është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj reperin Big Basta dhe djalin e tyre.

    Luma ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes. /Telegrafi/

    Foto: Vesa Luma/ Instagram
    Foto: Vesa Luma/ Instagram

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!