×
  • Show Time
  • Show Time

    Vetëm pak orë nga performanca emocionuese në Festival, Elsa Lila kthehet në kryefjalën e mediave

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 10:42

    Këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye mbrëmjen e djeshme, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj. Elsa e ka shkruar dhe kompozuar vetë këngën, me të cilën i emocionoi të gjithë në Pallatin e Kongreseve.

    Këngëtarja i rrënqethi të gjithë, duke rrëmbyer duartrokitjet e shumta të publikut.

    Ajo spikati me zërin, interpretimin dhe pamjen e saj të thjeshtë dhe të bukur. Sakaq, për vetëm pak orë është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, ku është komentuar pafund për performancën e saj.

    Kujtojmë që Elsa gjithashtu u rikthye në muzikë, pas arrestimit të bujshmë në Itali, ku ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë.

    Elsa u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!