Ka disa muaj që Violetë Kukaj i ka dhënë fund martesës disa vjeçare.
Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës muzikore ndonëse i dha fund raportit martesor, por asnjëherë nuk dha detaje në inverista, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Ndonëse është komentuar gjatë në rrjete sociale për pamjen e saj, ndërhyrjet plastike që ka bërë, por këngëtarja duket se tani po e shijon në maksimum statusin ‘single’.
Së fundmi ajo ka publikuar një video ku shfaqet me këngëtaren Irma Libohova ku shihen duke kërcyer e kënduar në një mbrëmje në Fier.
Duke qenë se ka një karrierë të gjatë muzikore, pas një viti pauzë me koncerte, tani agjenda e saj po është mjaft e ngjeshur.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.