Ajo padyshim është një ndër zërat më të mirë të muzikës popullore.
Bëhet fjalë për njërën nga Bilbilat e Myshtishtit, ajo që numëron një karrierë të gjatë muzikore, këngëtarja Remzie Osmani, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Këngëtarja është kthyer pas në kohë, saktësisht kur ishte 20-vjeç, duke publikuar një fotografi nga ajo periudhë.
“21 vjeç- viti 91. Edhe ne ishim plot stil, por shyqyr s’ka pasur Instagram e Facebook por kemi jetuar realitetin”, shkruan në fotografinë që ajo ka publikuar në Story.
Ndryshe, këngëtarja Osmani ka pasur një agjendë mjaft të ngjeshur me koncerte këtë verë, edhe pse tani me masat e reja nuk po lejohet më mbajtja e koncerteve apo ahengjeve të ndryshme familjare./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.