Dokumentari “Harry dhe Meghan” ishte një moment i vështirë për familjen mbretërore. Megjithatë, Mbretëresha Elizabeth thoshte “kurrë mos u anko, kurrë mos u shpjego”, kështu që mbreti Charls dhe anëtarët e familjes së tij kanë heshtur.
Një anëtar i familjes, megjithatë, ka folur në mbështetje të Charles dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.
Aktorja Sophie Winkleman, e cila është e martuar me Lordin Frederick Windsor, foli për vështirësitë e fundit të përjetuara nga Charles dhe familja e tij në një intervistë të re me The Spectator.
“Më pëlqen marrëdhënia ime me anëtarët e vjetër të familjes mbretërore, të cilët janë kaq punëtorë dhe të guximshëm përballë vëmendjes së pamëshirshme dhe brutale të medias, kritikave, gënjeshtrave, minimit dhe mashtrimit televiziv” , tha ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Sophie Winkleman flet për lidhjen e saj me familjen mbretërore. “Jam pritur krahëhapur nga të gjithë. Unë nuk kam pasur një përvojë të vetme negative. Mbretëresha ishte e mrekullueshme, Princi Charles ishte i mrekullueshëm, Princi William ishte parajsë”, tha ajo për Times./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.