Një lojë nga produksioni i Big Brother ka bërë që ndjekësit e këtij formati të shpërthejnë me komente nga më të ndryshmet për Donaldin dhe Beatrixën.
Atyre u ishte dhënë një mision që të zmadhojnë situatat në shtëpi, por dyshja zgjodhën pikërisht Egzonën për ta bërë këtë gjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje, Beatrix shkoi deri në atë pikë të lojë sa i tha Egzonës që ajo e ka qejf Donaldin dhe e pëlqen atë.
Moderatorja e RTK shpërtheu në lot nga kjo lojë e tyre, derisa tani ka reaguar edhe vëllai i saj përmes një postimi të bërë në Instagram.
“Bëhu e fortë motrushi jem”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar me Egzonën.
Ndryshe, Egzona pasi e kuptoi se e gjithë ajo ishte një lojë, zgjodhi t’i falte të dy banorët, ani pse për publikun u gjykua se po luanin me ndjenjat e saj.
Kujtojmë se Egzona ka 10 ditë që ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP, dhe tani këtë javë ajo është në nominim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.