×
  • Show Time
  • Show Time

    Vrasja e shtatzënës në Kosovë, Stresi i revoltuar me kolegët: S’kemi parë asnjë reagim nga ju, mos kujtoni se keni kapë qiellin me dorë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 9:26

    Reperi Stresi ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçaren shtatzënë nga I dyshuari, ish-bashkëshorti në oborrin e maternitetit në Prishtinë. Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, në një postim në Instagram Stresi thotë se burrat nuk vrasin gratë. Po ashtu shpreh revoltë për kolegët e tij që s’kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë.

    “Ngushëllimet e mia familjes. Ahhh moj e shtrenjta kosovë Edhe sa do vuash. Burrat që janë burra nuk vrasin gra po ti meriton ligjin me t’var ne litar para Prishtine more i pabesë.

    E di që ju ( vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Sa nalt se i m*t t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, ka shtuar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!