Aktorja, Wanda Nara ka konfirmuar se është ndarë me futbollistin Mauro Icardi.
Ajo ka konfirmuar ndarjen me Icardin me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram.
“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”, shkroi ajo.
Kujtojmë se çifti ishin në lidhje në 9 vitet e fundit.
Megjithatë, pas kësaj ndarje, Wanda Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” Maxi Lopez.
Kujtojmë se Lopez dhe Nara ishin dikur në lidhje. Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt kur Icardi dyshohet se kishte një lidhje me Wandën kur ajo ishte e martuar me Lopez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.