×
  • Show Time
  • Show Time

    Wanda Nara nuk bashkohet me Mauro Icardin: “Largohu prej meje”

    Reporteri
    15 Dhjetor 2022 | 12:47

    Marrëdhënia mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme.

    Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

    Futbollisti është kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Naras dhe për të kaluar pushimet së bashku me të.

    Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

    Fundjavën e kaluar të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta, dhe siç raportohet nga Socios del Espectaculo, Icardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm për shumicën e kohës.

    Raportimet thonë se ylli i futbollit gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

    “Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kennyt, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej të përqafohej, ajo i thoshte atij ‘largohu, largohu. Mos më afro’”.

    Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante, që do të thotë se Icardi është tashmë në të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!