Nëna e Wendy Williams, Shirley Williams, ka ndërruar jetë.
Ylli televiziv ka treguar për lajmin tragjik në një episod të emisionit të saj “The Wendy Williams Show”, duke shtuar se ajo ka vdekur në ‘mënyrë paqësore’.
“Nëna ime ka vdekur shumë shumë shumë muaj më parë”, ka thënë 56 vjeçarja.
“E dini se si e humbni ditën dhe kohën? Gjithë çka di unë ishte shumë kohë më parë. Ne të pesë, nëna, babai, vëllezërit e motrat e mi, ne të pesë – ajo do të jetë gjithmonë këtu”.
Williams po ashtu shtoi se nëna e saj ka qenë e ‘rrethuar me dashuri’ kur edhe u largua nga kjo botë.
“Nëna ime dhe unë, lidhja jonë u bë më e ngushtë kur unë shkova në kolegj”, shtoi më tej prezantuesja.
“Ajo ishte nëna më e mirë që një vajzë mund ta kërkonte”, Wendy mes lotësh. “Ndihem me fat që e kisha atë në jetën time gjatë gjithë 56 viteve të mia”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.