Seriali i famshëm “La Casa de Papel” njoftoi pak ditë më parë se ka përfunduar xhirimet e sezonit të katërt.
Pjesë e këtij seozni u raportua se do të jetë edhe futbollisti i famshëm Neymar. Kjo pasi ai vet publikoj një fotografi ku shfaqej me kostumin e kuq të hajdutëve, dhe maskën e tyre karakteristike në fytyrë.
Por e vërteta del të jetë se Neymar ka luajtur në sezonin e 3-të të serialit të famshëm dhe askush nuk e ka kuptuar.
Ai siç ka zbuluar faqja e serialit ka luajtur në episodin e 6-të, dhe shfaqet në minutën 3:42 dhe në episodin e 8-të në minutën 2-02, shkruan Reporteri.net.
Mbetet të shihet nëse Neymar do të jetë pjesë edhe e sezonit të 4-të apo jo.
Kujtojmë se përveç futbollistit, shkrimtari Stephen King , fituesja i Eurovision 2018, Netta, janë disa nga merat që kanë treguar se janë shumë të lidhur me këtë serial, dhe do të pranonin të luanin në një ndonjë prej episodeve. /Reporteri.net/.