Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar.
Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me buzëqeshjen dhe zërin e ëmbël qëkur u prezantua në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’.
Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga performanca e saj e parë, Myrtezaj vazhdon të ruaj të njëjtën ëmbëlsi.
Gjitahshtu gjatë kësaj periudhe Xhensila ka qenë shumë e angazhuar me koncerte dhe intervista të ndryshme dhe vazhdimisht ka publikuar foto të shkëputura nga to.
Mirëpo, ditën e sotme ajo ka habitur të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar disa foto ku shihet e veshur me pizhama dhe e shtrirë.
“Çdo ditë dëshmoj bekimet e zotit. Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo gjë e vogël është e bukur.”, ka shkruar Xhensila pranë fotove, ndërkohë që të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i Besit i cili ka lënë disa emoji zemrash dhe domatesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.