Dyshja sapo kanë bashkuar forcat në projektet e reja, “E di” dhe “Marre”.
Bëhet fjalë për Yll Limani dhe Elvana Gjatën të cilët ka dy ditë që kanë lansuar projektet e reja, shkruan Reporteri.net.
Këto dy këngë erdhën nga dyshja të realizuara në një klip të vetëm.
E, tani këngëtari ka publikuar video nga prapaskenat gjatë xhirimeve me Elvana Gjatën, ku Ylli shfaqet duke e imituar këtë të fundit.
Ylli dhe Elvana për vetëm dy ditë kanë arritur të mbledhin mbi dy milionë klikime në platformën Youtube.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.