Chadwick Boseman, njeriu që solli në jetë “Black Panther” ka vdekur.
Aktori ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2016 dhe vdiq në shtëpi pranë familjes dhe gruas së tij sipas një deklarate të postuar në llogarinë e tij në Twitter.
Ai ishte 43 vjeç, tha publicisti i tij Nicki Fioravante në një deklaratë.
“Një luftëtar i vërtetë, Chadwick këmbënguli gjatë gjithë kësaj dhe ju solli kaq shumë nga filmat të cilët i keni dashur aq shumë”, thuhet në deklaratë.
Një vendas i Karolinës së Jugut, Boseman u diplomua në 2000 nga Universiteti Howard, një kolegj historikisht i njerëzve me ngjyrë në Washington. Ndërsa ishte atje, ai gjithashtu ndoqi Akademinë Britanike të Dramave në Oksford në 1998.
Yje të shumtë të televizionit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimin për vdekjen e aktorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.