×
  • Show Time
  • Show Time

    Zanfina Ismajli kërkon të zhvendoset në Shqipëri: Atje nuk ikin dritat çdo 3 orë

    Reporteri
    01 Shtator 2022 | 18:25

    Prej disa ditësh, Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Madje, në disa qytete ka ndërprerje të energjisë deri në 3 orë. Edhe lidhur me këtë ka pasur shumë reagime nga qytetarë të shumtë, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur.

    Më e fundit është këngëtarja e famshme, Zanfina Ismaili, e cila ka publikuar në Instastory pasaportën shqiptare që ka marrë dhe thotë se më mirë të zhvendoset në Shqipëri, pasi nuk ka mungesë energjie si në Kosovë.

    “Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!