Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 2”, ka hyrë një tjetër zarf. Kësaj radhe ky zarf është për katër banorë, Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Që të katërt herë pas here kanë diskutuar haptazi në lidhje me nominimet, për të cilat Vëllai i Madh u ka kërkuar që në fillim që të mos flasin.
Për këtë arsye është vendosur që të 4 banorët të penalizohen, por që dënimi për to do të bëhet i ditur ditën e nesërme gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2”.
“Jemi në ditën e 48 të Big Brother VIP dhe disa prej jush vazhdojnë të injorojnë një nga rregullat kryesore të këtij formati, duke diskutuar haptazi nominimet, të cilat Vëllai i Madh iu ka kërkuar që në krye të herës të mbeten të fshehta.
Për këtë arsye, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi, do të penalizohen. Nesër gjatë spektaklit Vëllai i Madh do iu njoftojë për masat që ka vendosur të marrë ndaj jush”, shkruhet në zarfin e zi që e lexoi Armaldo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.