Gjatë debatit mbrëmë në spektakël me Donaldit dhe Einxhelit, kjo e fundit e akuzoi Donaldin se nuk e ka paguar për punën që ka bërë në emision.
Madje, ajo u shpreh se përveç saj, ata nuk kanë paguar edhe aktoren e njohur, Marjana Kondi, derisa Donaldi nuk e pranoi një gjë të tillë, duke kërkuar nga Romeo t’i nxirrte faktet.
Ani pse Romeo nuk nxorri asgjë, Gazeta Online Reporteri.net mëson nga burimet shumë të afërta me aktoren Kondi se deklarata e Einxhelit mbrëmë në spektakël është e vërtetë.
“Po është e vërtetë, Marjana Kondi nuk është paguar nga vëllezërit Veshaj për punën që ka bërë me ta”, tha ky burim për Reporteri.net.
Theksojmë se gjatë ditës u publikuan edhe video të tjera, ku Donaldi doli të kishte gënjyer mbrëmë para gjithë publikut kur tha se Einxhel vonohej në punë dhe nuk kishte aspak ide për emisionin.
Më poshtë mund të shikoni videot që zbulojnë gjithë të vërtetën:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.