×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet arsyeja e ndarjes së Robertit dhe Lauretës

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 8:41

    Çifti Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci janë ndarë. Ata i dhanë fund lidhjes pa mbushur gjashtë muaj të plotë.

    Laureta u largua nga Instagrami, ndërsa Roberti i ka fshirë krejt fotot me tashmë ish-të dashurën e tij.

    Prive raporton se prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej.

    Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, mes të tjerash edhe përmes vëmendjes nga portalet, ajo që ka bërë që në çift të lindin mospajtimet e para.

    Laureta nuk e ka përjetuar mirë personalisht pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë duke mos lënë gjurmë askund ku e kap syri i publikut.

    Për ndarjen nuk është deklaruar akoma Roberti e as Laureta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!