×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet buxheti: Më shumën për marketing sesa për të bërë filmin “Barbie para u shpenzua”

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 22:45

    Filmi ‘Barbie’ ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë.

    Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë” u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.

    Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

    Duket sigurisht se këto para kanë “zënë vend”, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!