Reperi Capital T ka marrë vendimit të largohet nga çdo mjet komunikimi, për momentin.
Capital T është padyshim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar dhe këngët e tij janë kthyer në hite që dëgjohen kudo.
Capitali pati një sukses të jashtëzakonshëm edhe me koncertin e tij “Time Capsule” që u mbajt dy muaj më parë. Pas këtij koncerti, reperi po fokusohet tek projektet e reja dhe pas këngës “Hala” në bashkëpunim me Majkun, ai po punon për një tjetër projekt.
Në postimin e fundit në Instastory, Capital T tregon se është larguar në Gjermani dhe këto ditë nuk do të ketë akses në asnjë rrjet social pasi do xhirojë videoklipin.
“Kërkoj falje që nuk kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën e dini cila është. Shihemi së shpejti“, shkruan reperi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.