Emri saj lakohet thuajse çdo ditë në mediat rozë. Është fjala për moderatoren e dashur Bora Zemani e cila kohët e fundit ka marrë jashtëzakonisht vëmendje me lëvizjet e saj të cilat më pas kthehen në lajme.
Bora Zemani u përfol shumë në mediat rozë për shkak të lidhjes së dështuar me aktorin dhe banorin e BBV, Donald Veshaj, lidhje kjo që tani i përket së kaluarës.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video të ndryshme.
Si zakonisht edhe dje u shfaq mjaft e veçantë me fustanin ngjyrë pink të kombinuar me këpucë ngjyrë të njëjtë.
Faqja e njohur më instagram “MPM” ka publikuar çmimin e veshjes së Bora Zemanit, ku fustani i markës “Area” kushton hiç më pak se 1250 euro, ndërsa takat e modelit “Tomford” kushtojnë plot 1100 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.