Futbollisti i njohur, Eros Grezda është bërë një emër i komentuar në mediat rozë, që në momentin që pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi.
Mirëpo, duket se pas ndarjes nga kjo e fundit, Eros ka nisur një romancë me një tjetër bukuroshe. Bëhet fjalë për Ajsel Abazin, e cila është edhe kushërira e moderatores dhe modeles, Almeda Abazi.
Është vetë futbollisti që ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet me bionden simpatike. Nuk dihet se ku janë njohur çifti, por Ajsel jeton në Turqi, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë. Sipas abcnews.al, me shumë mundësi dyshja janë takuar atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.