×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet e shkuara e modeles, kur Beniada Nishani ishte një nga ‘eskortat’ e Berlusconi-t

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 18:34

    Beniada Nishani është një nga konkurentet më të spikatura të Big Brother. E njihni më shumë përmes fotove, por Beniada Nishani ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Silvio Berlusconi-t.

    Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada mori vëmendjen e mediave italiane, ku fill pas daljes së filmit “Loro” në vitin 2018, do të jepte një intervistë për bashkëpunimin me regjisorin e njohur dhe rolin e saj.

    Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi.

    Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.

    Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar.

    Gjatë intervistës së dhënë 4 vite më parë Beniada Nishani pyetet se si lindi bashkëpunimi me regjisorin e njohur Sorrentino.

    “Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino ma dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, do të shprehej Nishani në vitin 2018. Aktualisht ajo po shpalos aftësitë e saj në Big Brother VIP Albania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!