×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet emri i reperit të njohur shqiptar i cili fshihet pas djegies së “Ferrarit” të Noizyt

    Reporteri
    13 Gusht 2023 | 12:56

    Një i ri nga Vlora është autori i zjarrvënies së makinës “Ferrari” të Noizy-t, i cili në dëshminë e tij ka thënë se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.

    Sipas News24, i riu deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano.

    Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.

    Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!