Më në fund është zbuluar lidhja e dashurisë e Albina Kelmendit.
Në fakt ka qenë vet i dashuri i saj, biznesmeni Valon Vataj ai i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren në New York, atje ku dhe po qëndrojnë tash e disa ditë së bashku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo fotografi vjen për ditëlindjen e Albinës ku çifti kanë zgjedhur Amerikën për ta festuar këtë ditë të veçantë për këngëtaren.
“Urime mbretëresha ime”, ka shkruar Vataj, i cili ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.
Ndryshe, Albina Kelmendi është mjaft aktive me projekte muzikore, derisa ai i fundit është publikuar një muaj më parë, kënga me titull “Pa mu”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.