Teksa të gjithë presin me padurim nisjen e “Big Brother VIP”, dita ditës faqja zyrtare apo portalet po zbulojnë personazhet që do t’i shohim në shtëpinë më të famshme.
Personazhi i rradhës e ka zbuluar vetë pjesëmarrjen dhe bëhet fjalë për Riselda Sejdijan.
Riselda ka marrë shumë pyetje nga fansat se kur do ta shohim në ekran dhe ajo tregon se shumë shpejt do të jetë në një reality show.
“Në një reality show në një prej televizioneve më prestigjioze në vend”-shkruan Riselda teksa kur e pyesin nëse bëhet fjalë për “Big Brother VIP”, ajo përgjigjet: Shhh duke nënkuptuar se do ta shohim aty, por për momentin nuk mund të flasë më shumë.
Për më tepër Riselda i shtron fansave edhe një pyetje, se çfarë do të thotë VIP, duke dhënë kështu një tjetër sinjal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.