Pothuajse 1 vit e gjysmë para vdekjes së saj, Mbretëresha Elizabeth ishte përballur me humbjen më të madhe të jetës së saj, kur ndërroi jetë partneri i saj prej 73 vitesh, Princi Philip. Megjithatë, gjatë periudhës së zisë, Mbretëresha Elizabeth kishte gjetur një mënyrë për të ngritur shpirtin e saj përmes një seriali në televizion.
Siç zbuloi autori i biografisë së re për Mbretëreshën Elizabeth, Gyles Brandreth, monarkja kishte gjetur ngushëllim në një nga serialet më të famshme të televizionit britanik. Bëhet fjalë për Line of Duty të BBC-së, i cili i bëri shoqëri gjatë periudhës, pas vdekjes së bashkëshortit.
Në veçanti, Mbretëresha e ndoqi shfaqjen nga viti 2012 kur u shfaq premierë, deri në zbulimin e personazhit H, 9 vjet më vonë. Më në detaje, rasti kishte të bënte me një grup që punonte për të ekspozuar një rrjet të madh policësh të korruptuar. Në fakt, në librin e Brandreth përmendet se kreu i rezidencës mbretërore, Sir Tony Johnstone-Burt, kishte për detyrë të shikonte shfaqjen me mbretëreshën dhe t’i shpjegonte asaj se çfarë po ndodhte. “Ishte shumë qesharake”, thuhet se i tha Burt shkrimtarit. Ishte vetëm logjike që për shkak të zhvillimit të shpejtë të ngjarjeve, monarkja nuk donte të humbiste disa pjesë të veprimit./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.