×
  • Show Time
  • Show Time

    Zemaj takohet me gastronomët, paralajmëron masa të reja

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 13:36

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.


    Në këtë takim siç ka treguar Zemaj është biseduar për masat e reja që do të merren nga qeveria në ditët në vijim.

    Ministri Zemaj dhe gastronomët thuhet të jenë dakorduar për zbatimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

    “Me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi dhe gastronomë nga qytetet e ndryshme të Kosovës bisedova për masat e reja që do të mirren nga qeveria në ditët në vijim. U dakorduam se të gjithë se bashku duhet t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19. Jemi të vetëdijshëm se pandemia nuk po e dëmton vetëm shëndetin tonë, por ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve. E më këtë po e cenon edhe mbijetesën ekonomike të shumë familjeve. Sqarova se jam i gatshëm që në çdo moment të takoj përfaqësuesit e bizneseve dhe këta të shohin nga afër angazhimet tona në luftën kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.

    https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3313337695379754/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBKVNXVY8K0vLxgvBnN34gggUh85c7zRvsiuMnmros04LlAZ8iAL64cAfaDtfH-taS8EDLFFxwUeCV-qgx4r31YHy8VTCDqEjkbXiUvhGrym075Ku2PIRa3_gWEONms2aOT3ZIloqN_ZrQ81eKcUC5SFQLhc20x9zPbiq33yIEwtTqpfIlasFGnf2QJLewT7v1NT21KJGb7U0nMWDXLrTRvKScniV_QD-NqWrTjX1kAxbM_wFv-_6rvoqtQt3LusRjm-5KUbmdYIV6MdSk6q7-wNwrD6O4uALDkO4NZKuRSDXS2lgGhW_RLDsvOGgHbyaKW1F3f4lVpqXPRE5__01GxyQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!