×
  • Show Time
  • Show Time

    Zhaklin Lekatari ironizon keq koncertin e Elvana Gjatës

    Reporteri
    24 Qershor 2023 | 11:54

    Dy ditë më parë, mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës.

    Pas shumë komplimentash e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin. Ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka qenë e pakënaqur pasi Elvana nuk ka performuar Live.

    “Playback në stadium. WoW çfarë arti”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

    Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj. Publiku mirëpriti Mc Kreshën,Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!