×
  • Show Time
  • Show Time

    Zhaklin Lekatari thotë se pasurinë do t’jua lë maceve

    Reporteri
    18 Qershor 2023 | 11:25

    Gazetarja dhe opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Zhaklin Lekatari vazhdon të marr vëmendje të madhe për deklaratat që herë pas here bën, e cila kohëve të fundit u komentua mjaft shumë nëpër media.

    Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.

    Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde. Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

    Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

    Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!