×
  • Lajme
  • Shqipëria

    10 të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit, policia bllokon një pjesë të autostradës dhe sekuestron kamerat

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 23:36

    Policia ka vijuar me hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe deri më tani janë shoqëruar rreth 10 persona që dyshohet se mund të jenë të përfshirë ose kanë informacione të dobishme për ngjarjen.


    Ndërkohë në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës një pjesë e rrugës mbetet ende e bllokuar. Policia ka devijuar qarkullimin në zonë, për të ruajtur të paprekur skenën e krimit. Një sërë kamerash sigure janë sekuestruar përreth vendit ku ndodhi atentati.

    Nga ana tjetër makina e autorëve është gjetur disa kilometra më larg e braktisur. Çuditërisht autorët e atentatit nuk e kishin djekur mjetin Benz, ndërsa aty hetuesit gjetën dy maska si dhe dy automatikë të llojit kallashnikov.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!