×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “25 prilli masakër elektorale”, Rama-Bashës: Ftesa jonë është e hapur

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 13:16

    Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.


    Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se humbësit fokusohen tek fituesit dhe fituesit fokusohen tek fitorja e tyre.

    Ndër të tjera kryeministri Rama ka rikujtuar edhe njëherë ftesën për bashkëpunim me opozitën teksa thekson se “dora jonë për ta do jetë e shtrirë”.

    “Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!

    Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”– shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!