×
  • Lajme
  • Shqipëria

    3 të vdekur dhe 131 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 17:07

    Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19, derisa pozitivë kanë rezultuar 131 persona nga 825 testime.


    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka konfirmuar se viktimat janë: një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

    Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!