×
  • Lajme
  • Shqipëria

    35 vjeçari në Shqipëri mbyt gruan

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 8:59

    Krim i rëndë në familje në Gramsh. Një 35-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me duar. E sinjalizuar për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi në flagrancë bashkëshortin vrasës. Ai është 35-vjeçari Alvin Hysa banues në Grekan të Gramshit.


    Policia thotë se për motive ende të paqarta, 35-vjeçari ka vrarë gruan e tij Gurije Hysa rreth 32 vjeç, duke e mbytur me duar.

    Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se “materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!