×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 59 numri i të prekurve

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:58

    Janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e cuar në total 59 numrin e të infektuarve.


    Për fat të keq, deri tani janë shënuar dy të vdekur, ndërsa njëri është shëruar. Në total deri tani janë testuar 665 raste të dyshuara.

    Rastet e konfirmuara me koronavirus:

    Tiranë 42 raste

    Durrës 5 raste

    Lushnje 2 rast

    Elbasan 2 raste

    Fier 6 raste

    Rrogozhinë 2 raste

    30 tek infektivi, 3 paciente në terapi intensive-30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina). Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

    Viktima e dyte-Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Kontakti i pare i pacientit zero drejt sherimit-Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

    Apeli për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!