×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 shqiptarë në Londër kapen vihen në pranga, kapen me qindra kg kokainë

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 21:30

    Policia londineze ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, municion, 60,000 £ dhe kokainë në një apartament në Londër, në të cilin rrinin dy shqiptarë.


    Policia bastisi shtëpinë në Claremont Road, Brent Cross, në veriperëndim të Londrës ku kapën mbi 100 mbështjellëse të kokainës, peshore dhe sende të tjera të tregtimit të drogës, së bashku me 60,000 £ të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale.

    Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

    Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale.

    Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë.

    Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Willesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harrow Crown muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!