×
  • Lajme
  • Shqipëria

    6 raste të reja me coronavirus dhe 6 të shëruar në Shqipëri

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 11:41

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë.


    Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.

    Të shëruar – 6 të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

    Raste aktive – Aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

    Në spitale – Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

    COVID-19 – Statistika (25 Maj 2020)

    Testime totale 14659

    Testime molekulare 13333

    Testime serologjike 1326

    Raste pozitive 1004

    Raste të shëruara 795

    Raste Aktive 177

    Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

    Tiranë 59

    Durrës 53

    Krujë 27

    Shkodër 12

    Berat 10

    Kamëz 9

    Fier 4

    Elbasan 1

    Mirditë 1

    Korçë 1

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienen vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19 si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse keni këto shenja telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!