×
  • Lajme
  • Shqipëria

    892 raste të reja dhe 19 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 23:14

    Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 892 raste të reja me coronavirus nga 3,369 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se, brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe 19 qytetarë.


    Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 108,823.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

    374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

    Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Sa i përket viktimave, nuk mundën të mbijetojnë, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.

    Statistika (2 Mars 2021)
    Raste të reja ditore 892
    Të shëruar në 24 orë 760
    Të shtruar në spitale 650
    Humbje jete në 24 orë 19
    Testime ditore 3369

    Testime totale 472,868
    Raste pozitive 108,823
    Raste të shëruara 71,173
    Raste Aktive 35,815
    Humbje jete 1,835

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 23123
    Fier 2657
    Vlorë 1789
    Durrës 1651
    Shkodër 1357
    Gjirokastër 1140
    Elbasan 917
    Korçë 865
    Berat 840
    Lezhë 790
    Dibër 347
    Kukës 339

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!