×
  • Lajme
  • Shqipëria

    A prekemi nga koronavirusi përmes bukës apo në ashensor? Mjeku Pipero shpjegon rastet

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 8:14

    Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i është përgjigjur disa prej pyetjeve të qytetarëve mbi koronavirusin.


    I ftuar në emisionin ‘Hapur’, Pipero ka deklaruar se virusi nuk transmetohet në rrugë gastrointenstinale por përmes spërklave të pështymës.

    “Ky virus nuk transmetohet në rrugë gastrointestinale. Deri tani nuk ka prova, edhe mundet por nuk ka prova”, u shpreh mjeku.

    I pyetur mbi këtë çështje dhe nëse njerëzit mund të preken nga buka që hanë, mjeku deklaroi se nuk ka një rast të tillë të infektimit. Por infeksionisti deklaroi se mund të ketë raste të trnasmetimit të virusit nga prekja, psh në rastet kur ne prekim një buton në ashensorin e pallatit, një buton ky i prekur më parë nga një person i infektuar. Mbi rastin në fjalë, mjeku rekomandoi se është e nevojshme larja e duarve, pasi pas këtij kontakti, një njeri i shëndoshë infektohet atëherë kur me duart prek hundën, gojën apo sytë.

    “Ndonjëherë mjafton dhe një prekje dhe transmetohet. Edhe nëse rri në dhomë më një të infektuar transmetohet. Ka studime që dëshmojnë se covid-19 qëndron në ajër. Nga përdorimi i ashensorit nuk transmetohet, por nëse butonat janë prekur nga një person me koronavirus, edhe mundet. Prandaj them lani duart shpesh. Pas çdo gjëje që prekni lani duart”, u shpreh mjeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!