×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Afera me tenderin e maskave anti-Covid, kush është italiani me aksione në kompaninë shqiptare

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 0:05

    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19 pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane.


    Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet aktiviteti i kompanisë farmaceutike “Frog” me seli në Tiranë fillimisht me aksionerë italianin Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndocin por nga korriku i 2020 me aksionere të vetme këtë të fundit.

    Sipas autoriteteve italiane, kompania shqiptare ka përfituar pjesën më të madhe të fondeve të lëvruara për blerjen e produkteve farmaceutike anti covid, me një shifër të përafërt prej 5 milion eurosh.

    Në fakt italiani Vincenzo Nuzziello është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane.

    Rezulton se Nuzziello u arrestua në vitin 2008 si pjesë e hetimit shëndetësor “Black Hole” në Molise.

    Sipas prokurorisë italiane, ai u akuzua për mashtrim pasi kishte organizuar e tenderë fiktivë për furnizimin e pajisjeve mjekësore për sallat e operacionit të bujtinave të Cerignola, Manfredonia, Lucera dhe San Severo por që më pas u la i lirë nga gjykata e Foggias pasi nuk u arrit të provohej përfshirja e Nuzzello.

    Për këtë aferë ishin tre të akuzuar mes tyre edhe Nuzzella si përgjegjës për korrupsion, dhe mashtrim të rëndë.

    Faktet e diskutueshme datonin në vitet 2005-2010 dhe pafajësia u urdhërua pas gati dhjetë vjetësh, megjithatë Gjykata vendosi të sekuestrojë pasuritë e të pandehurve.

    Ky është hetimi më i madh i shtrirë në kohë në Bari mbi kontratat e pretenduara të manipuluara të shëndetit Pulian, që në Bari ka çuar në hapjen e më shumë se dhjetë hetimeve njëkohësisht,në disa prej të cilave është përfshirë edhe Gianpaolo Tarantini, vëllai i Claudio, i cili ka qenë në qendër të skandalit të shoqërimit të darkave në shtëpinë e Silvio Berlusconit.

    Afera e Foggia përfshiu miliona furnizime me pajisje ortopedike të besuara nga kryetari i bashkisë kompanive të dy sipërmarrësve në këmbim të qëndrimit në hotele dhe shpenzimeve për konferencat mjekësore./abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!