×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Shqipëri: Vdes oficeri i burgut, lëndohen tre të tjerë

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 10:10

    Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku për pasojë ka humbur jetën 1 person dhe 3 të tjera janë plagosur. 


    Sipas raportimeve nga vendngjarja viktima është Arjan Bejtja, 37 vjeç oficer në burgun e Shënkollit në Lezhë.

    Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, Mercedes Benz dhe Volkswagen të cilat janë përplasur në vendin e quajtur kryqëzimi i Treshit.

    Dy prej 3 të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!