×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku, 1 i vdekur, 2 të lënduar

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 23:16

    Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur në një aksident në autostradën Fier-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.


    Në aksident është përfshirë një makinë tip “Benz”, i cili doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

    Të plagosurit janë drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore, por për shkak të plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë, raporton oranews.

    Ndërkohë policia bllokoi edhe rrugën për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!