×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i trefishtë në Lezhë: Përplasen makinat e maqedonasit, shqiptarit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 14:14

    Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.


    Në aksident janë përfshirë një maqedonas, një shqiptar i Kosovës dhe një shtetas nga Lezha.

    Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 pasagjerë, ndërsa shoferët e automjeteve janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

    “Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.  Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!