×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident me vdekje në Tiranë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 14:58

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë. Sipas policisë, një furgon ka goditur një grua të moshuar, 80 vjeçe, e cila ka humbur jetën në vend.


    “Rreth orës 13:00, në rrugën ‘Artan Lenja’ në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!