×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident mes veturës dhe motorit, lëndohet një 36-vjeçar

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 18:26

    Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Durrës.


    Raportohet se makinë ka përplasur dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra.

    Makina drejtohej nga D.H ndërsa drejtuesi i motorit është identifikuar si N.K, 36-vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!