×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Tomorr, humb jetën babai i tre fëmijëve

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 11:57

    Aksident në zonën e nxjerrjes së pllakave të grurit në Malin e Tomorrit, humb jetën shoferi 36-vjeçar Besnik Kanani. Edhe pse pa licenca firmat e nxjerrjes së gurit në Malin e Tomorrit vijojnë punën.


    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorrit, pikërisht në zonën e shpatit të malit, ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ. Shoferi i një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

    Si pasojë e aksidentit, 36-vjeçari Besnik Sali Kanani, ka humbur jetën. Viktima 36-vjeç Besnik Kanani jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

    Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak dhe duke mos përfillur ligjin. Burimet mes punëtorëve të këtyre firmave konfirmojnë se, në Malin e Tomorrit puna nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se vazhdon të nxirren pllaka guri, duke rrafshuar qafën e malit, në fshatrat: Dërvi, Novaj e Nishovë. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!