×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti fatal i tre të rinjve: Kisha vetëm një ditë i martuar, më mirë mos ta kisha parë atë skenë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 22:26

    Klajdi Ndreçka është dëshmitari i parë që pa me sytë e tij aksidentin tragjik që u mori jetën dy kushërinjve Orges dhe Alteo Shabani. Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij, teksa pa fluturimin në kanal të makinës, që për shkak të mjegullës dhe shpejtësisë përfundoi në kanal.


    Menjëherë ndaloi makinën dhe me një tjetër person bënë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë makinës, ndërsa kanë pritur për më shumë se 50 minuta dhe mes shumë telefonatave mbërritjen e policisë dhe autoambulancës.

    Klajdi Ndreçka tregon se të dielën në mbrëmje ai pati ceremoninë e dasmës së tij dhe është tmerruar nga ajo çfarë pa. “Më mirë të mos e kisha parë, ishte një tmerr. Të heq dëshirën për të jetuar në këtë vend. U martova të dielën dhe pasi pushova gjatë të hënës po udhëtoja në Fier për të bërë disa pagesa, por ajo që pashë ndikoi negativisht. Ishte e tmerrsshme. Nuk do doja kurrë të shikoja një gjë të tillë” – tregon ai.

    “Telefonova disa herë Policinë, por nuk erdhën. Pasi i nxorëm trupat e të tre personave atëherë erdhi zjarrfikësja, ndërsa policia jo” thotë Klajdi, teksa tregon se ky vend nuk ka asnjë ndriçim. Ai thotë se ka emigruar edhe jashtë vendit dhe nëse do kishte diku tjetër pika të tilla, atëherë do ishte mbyllur i gjithë segmenti rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!